Google ADS

Injorohet përfshirja e Luginës në Ekipin Negociator

14:16 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

Për rreth dy vjet, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, janë duke kërkuar që në vendet e rezervuara për opozitën dhe OJQ-të, në Ekipin Negociator për bisedime me Serbinë,  të hyjë një përfaqësues i Luginës së Preshevës.

Vetëm në këtë mënyrë mund të tregohen padrejtësitë dhe të luftohet për të drejtat e shqiptarëve të kësaj pjese.

Të paktën kështu shprehet Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë dhënë arbresh.info. Ai thotë se kërkesa e tyre nuk po realizohet nga politikanët e Kosovës.

“Qe një vit e gjysmë jam duke kërkuar që të jemi pjesë e dialogut me Serbinë. Kemi kërkuar nga të gjithë, edhe në takime që i kemi pas edhe me Presidentin dhe me Kryeministrin madje kemi dërguar edhe shkresë zyrtare që ne të jemi në dialog,  krejt e din por është një tempo i ulët në përfshirje edhe pse ekzistojnë fuçitë. Gjithë e kanë prioritet pozitivisht në takime kërkesën tonë, por nuk kanë  punuar për të na integruar edhe neve”.

Arifi, shkon edhe më tej në kritikat ndaj përfaqësuesve të Kosovës e Shqipërisë.

Sipas tij, krerët e këtyre dy qeverive kanë harruar Luginën edhe deri tash nuk kanë bërë aq sa është dashur.

“Në qoftë se e vendosim nga 0 deri ne 10 atëherë është i dobët puna e Shqipërisë dhe Kosovës në 1,5 vetëm. Kemi disa projekte të vogla që po na ndihmojnë  nga Kosova, por është pak dhe duke  e parë perspektiven 10 vjeçare si shtet është pak në krahasim që Serbia investon për Serbët në Kosovë. Jo vetëm Kosova, por as Shqipëria nuk na ka ndihmuar dhe jam kritik pasi që këta kanë mundur të parandalojnë shpërnguljen e qytetarëve të Preshevës. Jom shumë kritik ndaj tyre”./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme