Google ADS

Iniciativa e vonuar dhe jo bindëse e Veselit

08:02 | 21 Qershor 2019
V. S.

Vendimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për largimin e gjithë zyrtarëve të PDK-së, që kanë procese gjyqësore për korrupsion po shihet si iniciativë e vonuar dhe jo shumë bindëse se do të realizohet.

Të paktën kështu shprehen njohësit e drejtësisë dhe çështjeve politike.

Profesori i Juridikut, Riza Smaka, përmes një prononcimi për arbresh.info, ka thënë se vendimi i Veselit është tejet i vonuar, ndërsa shton se Kosova ka nevojë për Veting.

“Kjo është punë e mirë, por për qëndrueshmërinë e tij në këtë temë mbetet të shohim. Ky është një vendim i stër vonuar meqenëse ata persona të involvuar qoftë në aferën ‘Pronto’ ose diku tjetër janë duke punuara në funksione të ndryshme. Kjo nuk është në harmoni më interesin e vendit. Këtu ka vend për të bërë Veting të mirëfilltë por s’ekziston vullneti politik. Për atë në vendin tonë nuk funksionojnë mirë as drejtësia, as administrata, e as gjykata. Ne pothuajse njëjtë si në Shqipëri, nuk zbatojmë ligjin në fuqi”.

Profesori Smaka shton se mos largimi i personave që janë të përfshirë në raste të korrupsioni po bënë që shteti ynë të jetë shteti më qesharak në rajon.

“Meqenëse është zgjedhë si kryetar i partisë e ka një legjitimitet në subjektin e tij. Nëse e ka ndërmend që kjo parti të jetë me perspektivë do të duhej ta merr seriozisht këtë çështje, dhe të gjithë ata që i ka brenda partisë do të duhej t’i largonte nga funksionet. Ne jemi shtet, dhe po të ishin në poste të duhura personat e zot do të kishim qenë një shtet elitar në rajon, por mjerisht me këta persona jemi një shtet qesharak”, ka përfunduar Smakaj.

Edhe Ehat Miftaraj, nga Instituti i  Kosovës për Drejtësi e ka cilësuar si “të vonuar” iniciativën e Kadri Veselit.

“Vendimi i kryetarit të PDK-së, lidhur më largimin  gjithë personave me aktakuza qoftë në Qeveri apo në Këshill Drejtues në PDK-së, është i mirëseardhur por është shumë i vonuar. Vetë fakti se kjo Qeveri, por edhe të tjerat kanë thënë se do të qeverisin me duar të pastra dhe me vetë faktin se qe dy vite kemi një qeveri ku 1/3 e ministrave kanë qenë me aktakuza, dëshmon se iniciativa e tij është e vonshme. Më të vërtetë vendimi i tij është serioz pasi prek shumë individ që tash duhet t’i largojë nga Këshilli Drejtues”, ka përfunduara Miftaraj.

E për analistin politik, Fatmir Sheholli, vendimi i Veselit ka ardhur pas një sërë kërkesash nga SHBA-të, se në institucionet publike nuk mund të jenë njerëz me aktakuza.

“Megjithatë unë besoj që ky vendim i kryetarit të PDK ka ardhë si rrjedhojë e proceseve të fundit lidhur me kërkesat e njëpasnjëshme të aleatit tonë më të fuqishëm SHBA, që në institucionet publike nuk ka vend për njerëz me aktakuza”.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, të mërkurën, ka liruar nga detyra Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministrin e FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme