Incident zjarri, digjen dy vetura në Prishtinë

09:28 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Në orët e para të mëngjesit janë djegur dy vetura në qendër të Prishtinës, gjegjësisht në rrugën “Kadri Gjata”.

Incidentin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk ka të lënduar në këtë rast.

“Sot rreth orës 02:00 ka ndodhur një incident zjarri ku janë djegur dy vetura, persona të lënduar nuk ka, zjarri është lokalizuar”, tha ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme