Një incident ka ndodhur sonte rreth orës 20:15 në një lokal në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.
Sipas informacioneve në këtë lokal ka pasur një përleshje, e cila ka vazhduar edhe për jashta.
Burime të kallxo.com thonë se në këtë incident ka edhe të lënduar me mjete të mprehta.
Në fotografitë e siguruara, shihet prania e Policisë dhe autoambulanca.
Rreth orës 20:00, në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, një person është therur me thikë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për lajmi.net, se i plagosur ka mbetur 17-vjeçari me inicialet A.K.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për lajmi.net, se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Ulpiana”.
“Rreth orës 20:00, kemi pranuar një informacion për një therje me thikë në një lokal në lagjen Ulpiana. Në vendin e ngjarjes ka dalë mjenëherë nëjsitet e nevojshme policore. Sipas informacioneve fillestare një person A.K, 17-vjeçar është plagosur me një armë të ftohet, që dyshohet të jetë thikë”, ka deklaruar Kransiqi për lajmi.net, i cili shtoi se viktima është dërguar për tretman mjekësorë.
Ai po ashtu ka deklaruar se, Polica po merret me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...