Google ADS

Inaugurohet xhamia shqiptare në Zvicër

20:13 | 28 Prill 2019
A Z

Në Grenhen të kantonit Solothurn u inaugurua këtë të diele një xhami shqiptare.

Me të gjitha linjat e jashtme të një xhamie, përjashtuar vetëm minaren e cila në bazë të një ligji të disa viteve me parë ende nuk mund të gjejë hapësirë për ndërtim, ndërtimi i saj u përshëndet dhe nga autoritetet lokale zvicerane.

Në inaugurim morri pjesë dhe kryetari i Grenhenit Scheideger François, i cili u shpreh me dashamirësi ndaj këtij zhvillimi fetar e social bashkë në zonë.

Ajo që bën të veçantë xhaminë, është një detaj që i jep asaj dhe një karakter zviceran. Ai është gjuha.

Në ambientet e brendshme, një ajet kuranor i cili përcjell mesazhin e bashkëjetesës me popujve, pavarësisht dallimeve entike, racionale apo gjuhësore, është shkruar në të tre gjuhët që fliten në Zvicër: gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Sigurisht dhe shqip.

Fjala është për kumtin: “O njerëz! Ne ju kemi krijuar nga një mashkull dhe një femër, dhe ne ju bëmë prej jush në fise dhe popuj që të njiheni me njëri-tjetrin. Sigurisht, më i nderuari prej jush nga Allahu, është më i drejti”./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm