Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se situata në Kosovë është në prag të shpalljes së zgjedhjeve derisa është shprehur optimist se kjo do të ndodhë javën e ardhshme.
Sipas tij, 8 ose 15 shtatori do të jenë datat që mund të mbahen zgjedhjet në Kosovë.
Deda në Interaktiv thotë se partitë e tanishme opozitare do të mund të krijonin një qeveri të re.
“Zgjedhjet në shtator prapë kanë me qenë përcaktuese jo për një mandat qeverisës por edhe për një dekadë tjetër. Kosova është prapa 10 vjet. Sot ka krizë të madhe të besimit në Kosovë, një migrim të madh dhe dialogu me Serbinë i cili nuk po përfundon”, thotë ai.
Sipas tij, nëse opozita nuk del së bashku në zgjedhje, qeveria e ardhshme nuk do të jetë e reformave.
Sipas tij, cilado qeveri që vije e nuk është opozita, do të fokusohet përsëri në dialog për të lënë prapa temat e tjera të rëndësishme për vendin.
“Sot jemi me një vend të cilit po i kontestohet pavarësia, vend i cili mund të përshkruhet me gjendjen e Telekomit. Kjo logjikë duhet të përfundojë”, thotë ai.
Sipas tij, partitë opozitare do t’i jepnin shumë peshë qeverisjes së ardhshme,derisa ka shtuar se diskutimet për kryeministër janë të turpshme ani pse shton se nëse shikohet si parti e madhe, LDK-së i takon ajo pozitë.
Ai thotë se duhet të përdoret mendja dhe të hynë në reforma të shpejta.
Duke folur për sondazhe, ai thotë se jo gjithmonë ato tregojnë të vërtetën për rezultatet e zgjedhjeve.
Deda shton se Kosova është prapa me kohë dhe në një situatë të tillë duhet më shumë punë për ta zënë hapin.
“Po na duhet më shumë presion, duhet të gjithë me u zgju edhe me iu thënë partive politike se nuk kemi kohë më”, thotë ai.
Deda ka shtuar po ashtu se bashkimi i opozitës duhet të bëhet për shkak të “emergjencës në Kosovë”.
Një bashkim i opozitës, sipas tij, “do të çonte në opozitë, pos PDK-së, edhe mentalitetin që ka udhëhequr vendin qe 20 vjet”.
Për taksën, ai ka thënë se qeveria e re duhet ta shohë si mjet të arritjes së qëllimit dhe jo si qëllim në vete.
Sipas Dedës, përgjegjësia më e madhe për t’u realizuar bashkimi opozitar i bie LDK-së.
“LDK e ka më lehtë të bëjë bashkim opozitar si partia më e madhe në vend sesa që e pati organizimin e popullit në vitet e 90-a. Nëse LDK na bashkon gjithë opozitën në një ombrellë zgjedhore s’ka qeverisje me PDK-në. Nëse garojnë në vete partitë, s’ka ndryshime. Do të ketë përzierje”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se një bashkim opozitar do të sillte entuziazëm e eufori te qytetarët në Kosovë.
Duke folur për dorëheqjen e Haradinajt nga posti i kryeministrit, Deda thotë se nuk mund të llogaritet si politike.
Ai thotë se ftesën nga Specialja e kishte pritur për dikë tjetër.
Sipas tij, veprimet pas dorëheqjes nuk i përkasin madhështisë që ai deshi ta arrijë me dorëheqjen.
“Ai pas dorëheqjes nuk është dashur të kthehet më në atë zyrë. Në rrafsh personal i kam uruar urtësi dhe përballje me dinjitet Haradinajt, por për qeverisje nuk pajtohem me të”, thotë ai.
Sipas Dedës, Haradinaj e ka ruajtur integritetin territorial të Kosovës.
Ai thotë se teoria e tij për Dodik Republikën, për taksën e ushtrinë, ka efekt tek populli.
Ndërkaq duke folur për ushtrinë ai thotë se rekrutimi i ushtarëve është bërë me të njohshëm.
“Këta edhe gjërat e mira që i kanë bërë pastaj i kanë prish. Unë jam për politikën reale dhe jo atë populiste”,thotë ai.
Deda lidhur me legjislaturën e dorëhequr ai thotë se në fillim e kishte menduar si më të suksesshme, duke shtuar se një e tillë nuk ndodhi.
“Mu më ka ardh marre që jam deputetet. Këta janë ekspertë për keq, mos ju përsëritë Kosovës një qeveri e tillë”, thotë ai.
Deda ka përsëritur se duhet të bëhet listë e përbashkët opozitare.
Ai thotë se në një formë ose tjetër këto zgjedhje duhet të jenë projekt i ndryshimit.
“Edhe LDK e VV nëse nuk e kanë pa në 2017 kanë bë gabim që nuk kanë hy bashkë në zgjedhje, tash duhet me e pa”, ka thënë ai.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...