Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se “tash që, pak a shumë, po shihet trendi i votave për Parlamentin Evropian, mund të konkludohet që politika e BE-së, apo mungesa e saj, ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund më të fshihet pas frikës nga e djathta ekstreme, e cila pësoi debakël”.
“Përkundrazi, me rezultatet e shkëlqyeshme të të gjelbërve dhe liberalëve e demokratëve, politika e zgjerimit duhet të konkretizohet dhe afatizohet. BE duhet të japë ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë”, ka thënë Deda, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij, kjo ofertë duhet të përmbajë edhe kushte rigoroze për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor.
Ai i ka numëruar disa prej tyre, në shkrimin e tij në rrjetin social, në internet.
“Qeverisje demokratike e media të lira, çkapje të shtetit dhe sundim të ligjit, luftë të njëmendtë të korrupsionit, drejtësi e barazi, si dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik”, ka thënë Deda.
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...
Limaj: Kosova ka nevojë për vepra të reja
Abdixhiku njofton për hapjen e fushatës elektorale: Më 11 ja...