Idrizi: Iu bëjmë thirrje gjyqtarëve të Gjykatës në veri të përmbahen nga deklarimet politike

13:27 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Komisioni për Legjislacion ka diskutuar lidhur me gjendjen në Gjykatën në veri të Mitrovicës. Në këtë komision kanë qenë për të diskutuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, dhe Bahri Hyseni nga Këshillit Prokurorial.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi ka thënë se gjendja është stabile dhe nuk ka probleme.

“Gjyqtarët e stafit administrativ shkojnë në Gjykatë nuk mungojnë. Kam kontaktuar me shkresë me kryetarin e Gjykatës dhe gjendja ishte ajo që protestat mbahen rreth objekteve si afër Gjykatës pasi që aty është edhe EULEX-i. Gjatë kësaj periudhe stafi nuk mund të dal jashtë, nëse ka punë por brenda punohet. Pas kësaj periudhe të protestës gjendja është normale dhe punohet”, ka thënë ai.

Idrizi ka thënë se ia kishte përcjell një shkresë kryetarit dhe të gjithë gjyqtarëve lidhur me gjendjen në Gjykatë.

“Ne me shqetësim e kemi pranuar shkresën e kryetarit Kabashiq që të avokojmë pro ose kundër politikave gjyqësore. Këshilli përmes kësaj shkresë ka kërkuar nga të gjithë gjyqtarët që të përmbahen nga deklarimet e tyre politike pavarësisht subjekteve politike. Në këtë mënyrë e ruajnë pavarësinë e Gjyqësorit”, ka thënë ai.

Bahri Hyseni nga Këshilli Prokurorial ka thënë se nuk kanë pasur asnjë pengesë që të marrin informacione për çdo lëvizje që ka ndodhur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

“Puna në Prokurorinë Themelore ka vazhduar pa asnjë pengesë. Prokurorët kane qenë prezentë, në detyrë edhe me rastin e masave që kanë shqiptuar dhe gjykimeve. Kontaktet kanë qenë të përditshme. Në Prokurori s’ka pasur problem meqenëse palët ftohen me ftesa të veçanta dhe ato palë i shtim brenda qoftë përmes policisë apo mënyrave të ndryshme”, ka thënë ai.

Sipas tij çështja e shkresës së kryetarit është çështje e Këshillit Gjyqësor dhe nuk e kanë komentuar./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/369223070289666/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme