Para përfaqësuesve të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se si President i Republikës së Kosovës dhe si Komandant Suprem dëshiron ta thotë troç se ushtria e Kosovës do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet.
“Transformimi i misionit të FSK-së nuk është një hap të cilin e kemi ndërmarrë si mesazh kundër askujt. Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë kërcënim kundër askujt. Ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet profesionale dhe shumetnike. Mbi 10 për qind të ushtarëve janë nga komunitetet jo-shumicë. Serbë, malazezë, kroatë, turq, boshnjakë, romë, egjiptas, ashkalinj, etj. Një forcë e cila do të mbrojë çdo qytetar të Kosovës, në gjithë territorin e Kosovës. Çdo fëmijë, çdo të ri, çdo të re, pavarësisht gjuhës që ata flasin në shtëpi”, ka thënë Thaçi.
“Populli im, për shkak të së kaluarës së hidhur, gjithnjë ka pasur frikë nga uniforma ushtarake, pikërisht pasi ajo historikisht ka qenë e huaj dhe ka qenë simbol represioni. Por, ushtarët e Kosovës do të jenë ushtarë të paqes dhe ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e stabilitetit në rajon”, ka shtuar ai.
Kreu i shtetit ka thënë se i vjen keq që disa qytetarë serbë të Kosovës, pjesëtarë të FSK-së, janë detyruar dhunshëm të japin dorëheqje si rezultat i presionit sistematik të ushtruar mbi ta nga shteti i Serbisë.
“Për mua kanë qenë rrëqethëse rrëfimet e disa ushtarëve nga komuniteti serb për intimidimin që u është bërë nga shteti i Serbisë. Familjet e tyre janë sulmuar. Shtëpitë u janë goditur me granata. Dhe shumë prej tyre janë mbajtur me orë të tëra nga policia e Serbisë kur kanë udhëtuar në Serbi. Kjo është vërtetë e tmerrshme. Më vjen shumë keq për ta, sepse e di që shumica dërrmuese e tyre e kanë dorëzuar uniformën e tyre me lot në sy dhe me zemër të thyer. Por, unë dua t’ju garantoj të gjithëve se ne nuk do të zmbrapsemi asnjëherë nga përpjekja jonë për të përfshirë edhe më shumë të gjitha komunitetet në ushtrinë e Kosovës. Kjo është ushtri e cila do të ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Kërcënimi i vetëm që i vjen rajonit janë thirrjet jo-racionale për luftë dhe konflikt që burojnë nga fqinji ynë verior”, ka thënë Thaçi.
Gjithashtu, Thaçi i ka siguruar shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara se Kosova do të respektojë të gjitha marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare, përfshirë letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për bashkëpunim me KFOR-in.
“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n. E gjithë puna jonë do të jetë e koordinuar me NATO-n. Themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk duhet perceptuar asnjëherë si një përpjekje për të dyfishuar misionin e NATO-s në Kosovë. Përkundrazi, vendimi i Kuvendit të Kosovës për themelimin e ushtrisë është në funksion të drejtpërdrejtë të ndërtimit të mekanizmave të cilët do ta bënin vendin tonë të aftë për të kontribuar në sigurinë lokale dhe më gjerë. Qëllimi jonë është që të zhvendosim paradigmën nga një vend i cili ka qenë konsumues i sigurisë dhe të bëhemi kontribuues i paqes dhe stabilitetit. Por kjo në asnjë mënyrë nuk ndërhyn me misionin aktual të NATO-së në Kosovë. Përkundrazi, Ushtria e Kosovës vetëm do ta ndihmojë dhe plotësojë atë. KFOR edhe sot, pas 20 vitesh, shihet si mision shpëtimtar. Qytetarët e vendit tim i respektojnë pjesëtarët e NATO-s si heronj. Ende u dhurojnë lule. Dhe përjetë do t’u jenë falënderues”, ka thënë Thaçi./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/288706765119299/
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...