Pas takimit, Kadri Veseli, edhe një herë ftoi opozitën që t’i bashkohen procesit të dialogut.
“Viti 2019 është viti kur Kosova do të anëtarësohet në OKB është viti i rrugës së hapjes që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe të marr liberalizimin e vizave. Sot delegacioni shtetëror ka dorëzuar platformën për dialogun Kosovë-Serbi, kjo është baza që do t’i propozohet Kuvendit të Kosovës. Kjo nënkupton njohjen e Kosovës dhe që nuk do të ketë asociacion ose Republikë Srpska brenda territorit të Kosovës dhe reciprocitet për të drejtat e shqiptarëve të Luginës. Kuvendi do ta shqyrtojë sa më shpejtë. Ne do të miratojmë këtë platformë, që është garancë e juaja ndërsa fjalën finale për marrëveshje do ta keni ju përmes referendumit. Ftoj opozitën që të jetë pjesë e këtij dialog që do të jetë final dhe që do të tregoj edhe një herë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, deklaroi Veseli.
Për Shpend Ahmetin, sot i është dhënë fund spekulimeve rreth përmbajtjes së Platformës për Dialogun Kosovë-Serbi.
“11 parimet që i kemi vendos në këtë platformë e bëjnë të qartë qëndrimin zyrtar të platformës dhe dialogut më Serbin. Platforma bazohet në Kushtetutën e Kosovës duke treguar se është obligim i të gjithëve që ta mbrojnë kushtetutën në çdo formë edhe në dialog. Aty përfshihet dhe tregohet qartë për territorin e Kosovës, është i paprekshëm në baze të Kushtetutës. Këtë dialog e quajmë dialog për njohje. Ky o parimi numër një. Ne nuk shkojmë në këtë dialog pa marr njohje në fund të këtij procesi nga Serbia. Pra s’do të jetë funksionale as një marrëveshje në fund, pa marr njohje. Tjetër çështje është edhe kompensimi i dëmeve të bëra gjatë luftës nga Serbia. Synojmë që përmes këtij dialogu të përfundojmë një herë e mirë çështjet e hapura. Ajo çka vlen për serbët në Kosovë duhet të vlej për shqiptarët në Serbi”, është shprehur Ahmeti pas dorëzimit të këtij dokumenti në Kuvendin e Kosovës.
Fatmir Limaj i bënë thirrje të gjithë deputetëve që të trajtojnë me seriozitet këtë platformë.
“Platforma është e drejtuar në respekt të dy shteteve. Parimet do të jenë baza themelore për një paqë të qëndrueshme. Parimet janë ato që garantojnë që edhe në këtë pjesë të ndërtohet paqja. Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Kosova shkon në dialog vetëm për njohje, për asgjë tjetër. Duke hapur tema të paprekura deri tani i mbyllim varret e së kaluarës. Apeli ynë është që edhe Serbia ta pranojë realitetin ashtu siç e ka pranuar Kosova. Kjo platformë do të ndihmojë në këtë drejtim. Ne s’kemi bërë asgjë më tepër përveç se shteti ynë është i gatshëm të nënshkruaj një marrëveshje për të filluar një fazë të re për të dy vendet. Pres që rreth kësaj platforme të bashkohemi të gjithë dhe të tregojmë se jemi për paqe dhe marrëveshje. Pasi kemi marr mbështetje nga krerët e shtetit të marrim edhe nga deputetët dhe të qojmë mesazhin se ne kemi një zë, e ajo është platforma e dorëzuar sot”./arbresh.info/
Sipas Platformës së Dialogut territori mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...