Google ADS

I dyshuari në rastin e Ivanoviqit, emërohet kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë për Kosovë

07:33 | 5 Mars 2019
Arbresh.info

Mediumi serb TV Most, ka raportuar të hënën që e ashtuquajtura “Federata e Futbollit të Serbisë në Kosovë” ka zgjedhur president të ri, Milan Radoicic.

Në këtë kuvend zgjedhor ishin të pranishëm 40 delegat, ndërsa 30 votuan pro kandidatit Radoicic, ndërsa Dejan Miric u zgjodh sekretar i përgjithshëm.

Federata e Futbollit të Kosovës të dielën ka reaguar ndaj thirrjeve të Serbisë për organizimin e aktiviteteve sportive në Kosovë, FFK-ja thotë janë të vetmit ata që kanë këto kompetenca.

Kujtojmë që Milan Radoiçiq është i dyshuari kryesor për vrasjen e politikanit serb, Olivier Ivanovic, vrasja e të cilit kishte ndodhur në Kosovë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme