I dënuari për terrorizëm Ibrahim Fazlija, përmes avokatit të tij ka kërkuar nga Gjykata e Apelit zbutjen e dënimit pasi e ka konsideruar të lart dënimin me dy vite burgim.
Mbrojtësi i tij, avokati Leon Perlaska, deklaroi në gjykatë se dënimi i shqiptuar ndaj Ibrahim Fazlisë është i lartë dhe se nuk janë marrë parasysh rrethanat lehtësuese.
“Kam parashtruar ankesë sa i përket lartësisë së dënimit, pasi Gjykata e shkallës së parë nuk i ka marrë parasysh fare rrethanat lehtësuese, e po ashtu nuk ka gjetur asnjë rënduese, dhe duhet të merret parasysh edhe fakti se kjo vepër ka mbetur vetëm në tentativë, andaj konsideroj që dënimi duhet të zbutet më shumë se dënimi paraprak”, tha avokati Perlaska.
Perlaska këtë kërkesë për të mbrojturin e tij e paraqiti para trupit gjykues të Apelit të përbërë nga gjykatësja Tonka Berisha- kryetare, Hava Haliti dhe Fillim Skoro, anëtarë. Kolegji i gjykatësve njoftuan së vendimin do ta marrin brenda afatit ligjore.
Ibrahim Fazlija është dënuar me dy vite burgim nga Gjykata e shkallës së parë për shkak se kishte pranuar së gjatë vitit 2015, së bashku me bashkëshorten e tij, Fatlume Demiri, kishin tentuar që t’i bashkëngjiten organizatave terroriste ISIS dhe “Al Nusra” në Siri.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij kishin udhëtuar për në Stamboll të Turqisë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, por pas arritjes në Aeroportin e Stambollit “Ataturk”, të njëjtëve u është refuzuar hyrja nga autoritetet turke, dhe më 9 nëntor 2015 depërtohen nga Turqia në Kosovë për arsye të sigurisë publike në Turqi./kallxo.com/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...