Kryetari i OVL-UÇKsë Hysni Gucati, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas lajmit të sotëm për lirimin me kusht të Jahir Demakut, për të cilin tha se nuk është dyshuar në pafajsinë e tij dhe se meritat e tij prej Gjernerali nuk mund të njollosen.
Gucati tha, se nuk mund të njolloset lufta e UÇK-së të cilët sipas tij, nuk kërkuan asgjë më tepër përveç lirisë e pavarësisë së Kosovës.
“Sot morem lajmin e shumë pritur lirimin e Gjeneralit Jahir Demaku i cili ishte i privuar nga liria, ne nuk kemi dyshuar asnjeher në pafajsin e tij ashtu si nuk dyshojm për luften e paster të UÇK se. Ne nuk kerkuam asgje më shumë veq liris pamvarsis së Kosoves, lufta jon nuk mund të njolloset Gjeneralit Demaku i urojm për lirimin e tij ta gezoj lirin e Kosoves sepse meritat e tij nuk mund të njollosen”, ka shkruar Gucati.
Më tutje, ai shtoi se shpreson në institucionet përkatëse për vendosjen e drejtësisë që të vihen në pah vlerat e vërteta të UÇK-së, dhe të merret vendim edhe për lirimin e Sylejman Selimit, pasi që u hodhë poshtë kërkesa për lirimin e këtij të fundit.
“Duke shpresuar qe institucionet perkatese të vendosin drejtesi dhe të kuptojn vlerat e verteta të UÇK se presim sa me shpejt vendimin për lirim të Gjeneralit Sylejman Selimi ne denojm ashper veprimin e atyre qe ju privuan nga liria pa asnjë baz por për interesat e tyre politike, kemi qen dhe do të jemi gjithmon në perkrahjen tuaj!”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...