Hyseni: Ideja për korrigjimin është një nga idetë më të qëlluara dhe më të mira

12:06 | 19 Tetor 2018
Arbresh.info

Sevdail Hyseni nga BKSH “Perspektiva” ka thënë se mbështetin presidentin e Kosovës për korrigjimin e kufijve sipas tyre është një nga idetë më te mira.

“Sot patëm kënaqësinë që të takohemi me presidentin që nga afër po ndjek hallet që po ndjek shoqërinë cilivile dhe gazetarët në atë rajon. Ne e njoftuam presidentin se jeta kulturore në Luginën e Preshevës është në situatë të rëndë. I kemi sjell presidentit një temë ideale sepse pa zhvillim të arsimit dhe kulturës që janë karakteristikat e veçanta. Ideja për korrigjimin është një nga idetë me të qëlluara dhe më të mira, ne sa kemi mundësi po mundohemi ta sensibilizojmë e cila me të vërtet tek ne është pranuar si e tillë sepse ne jemi ata që jetojmë atje në kushte që na afrohen. Kufijtë duhet gjithsesi të korrigjohen që mos të kemi probleme në të ardhmen” tha ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme