Zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colleen Hyland, tha se po punojnë në identifikim dhe zbulin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe të atij të ulët.
“Po punojmë në identifikim dhe zbulim e korrupsionit të nivelit të lartë dhe të atij të ulët. Po punojmë me nivelin më të lartë të qeverisë për tu kërkuar llogari politikanëve. Korrupsioni është kudo, është i pranishëm në çdo vend. Të gjitha anketat tregoj ë se qytetarët e Kosovës janë të zemëruar nga korrupsioni Kosova tani mban zgjedhje të lira dhe të drejta dhe paraprinë në rajon sa i përket transparencës në prokurim”, deklaroi Hyland.
Kosova ka bërë përparim sa i përket luftimit të korrupsionit, por janë paraqitur edhe sfida në lufimin e kësaj dukurie. Kështu bëri të ditur zëvendësshefi i misionit të Bashkimit Evropian, Riccardo Serri, duke shtuar se korrupsioni nuk luftohet brenda natës.
“Eliminimi i korrupsionit nuk mund të bëhet brenda natës. Kosova ka bërë përparim ka pasur sfida të ndryshme kohëve të fundit por edhe përmirësim në luftimin e korrupsionit. Kosovarët kërkojnë më shumë llogari dhënie transparencë”, tha Serri.
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësisë, po shpreson se vullneti deklarativ i partive politike gjatë këtyre tryezave do të shndërrohet në luftë konkrete për luftën ndaj korrupsionit.
“Është koha qe tashmë në Kosovë të kthehet në binarë dhe kjo kornizë ligjore të zbatohet. Shpresoj se vullneti deklarativ i partive politike gjatë tryezave tona të shndërrohet në luan konkrete”, tha Musliu.
Përndryshe edhe këtë vit është shënuar “Java Anti-korrupsion”, ku gjatë kësaj jave koalicioni OJQ-ve në Kosovë, kanë organizuar shumë aktivitete dhe tryeza diskutimi.
Këto komente u bënë në përmbyllje të “Javës Kundër Korrupsionit”./arbresh.info/
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...