Google ADS

Hyland: Në Kosovë amerikanët ndihen si në shtëpinë e tyre

18:41 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

E ngarkuara me punë në Kosovë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Colleen Hyland, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e “Ditës së Falënderimeve” apo siç njihet si Thanksgiving Day.

Me këtë rast Hyland tha se sot amerikanët në Kosovë ndihen si në shtëpinë e tyre, duke shtuar se kosovarët janë miqtë e Amerikës.

“Është kënaqësi që jemi duke festuar sonte këtu me ju. Faleminderit shumë për mikpritjen tuaj, për ngrohtësinë tuaj, miqësinë dhe për çdo gjë që festojmë në Ditën e Falënderimeve”, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme