“LDK po punon për zgjedhje të parakohshme, por ka frikë nga manipulimet e PDK-së”

14:28 | 5 Tetor 2018
Arbresh.info

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot në një postim në Facebokk ka treguar për aktivitetet që partia që ai e udhëheq me qëllim që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Duke folur për këto zgjedhje, ai ka shfaqur frikën se PDK mund të bëjë marrëveshje të fshehta dhe manipulime.

ka thënë se LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut, as e ekipit presidenciale dhe as e atij qeveritar ndërsa ka premtuar se do të punojë për ta rrëzuar Qeverinë.

Ky është postim i i tij:

Të nderura veprimtare dhe veprimtarë të LDK-së

Nga ky muaj kemi filluar të intensifikojmë punën me organizatat vendore të LDK-së. Po diskutojmë për prioritetet, të cilave duhet tu përmbahemi si LDK në komuna dhe në nivel qendror, për ndryshimet që duhet të ndodhin, në mënyrë që Kosova të qeveriset mirë e pa korrupsion. Po shkëmbejmë mendime me strukturat dhe anëtarësinë e LDK-së për temat me rëndësi të veçantë për Kosovën. Po bëhemi gati ta rimarrim qeverisjen e vendit, duke ofruar zgjidhje evropiane për proceset që na presin.
Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar LDK doli bindshëm parti e parë. Të gjitha sondazhet e këtij viti, po ashtu, flasin se kemi besimin më të madh të qytetarëve. Por kjo nuk e mbron LDK-në nga marrëveshjet e fshehta dhe manipulimet që mund ti bëjë PDK në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj duhet të punojmë shumë me anëtarësinë dhe qytetarët për ta shtuar besimin e tyre në fitoren tonë të përbashkët.
LDK e ka thënë qartë se tani në asnjë rast nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë, as në ekipin e Presidentit dhe as të Qeverisë. Do të punojmë që zgjedhjet e parakohshme të ndodhin sa më shpejtë, sepse LDK ndan bindjen e pjesës dërmuese të qytetarëve të Kosovës se qeverisja e tanishme e vendit është e dëmshme për Kosovën dhe ardhmërinë e saj. Deri në shpartallimin e këtij koalicioni, LDK nga këndi i opozitës do të mbroj interesat e vendit, në bashkëpunim edhe me partitë e tjera që i qëndrojnë besnike opozitarizmit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme