Duke dashur ta theksojë rëndësinë e dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj bëri të ditur se Aleksandar Vuçiq u ka thënë amerikanëve e evropianëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën.
Sipas Hoxhajt presidenti serb u ka thënë amerikanëve e evropianëve se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohje të ndërsjelltë. Si mund të arrihet deri tek marrëveshja finale e njohja e ndërsjellë, deklaron Hoxhaj, është një pyetje që ende nuk ka përgjigje, mirëpo vullneti i Vuçiqit është që kjo të arrihet.
Gjatë intervistës për RTV 21 Hoxhaj u deklarua edhe rreth një draft-marrëveshjeje të mundshme për dialogun me Serbinë, pasi më herët është diskutuar se ekziston një e tillë. Zëvendëskryeministri deklaroi se të gjitha lajmet rreth kësaj që janë shpërndarë, janë të rrejshme apo “Fake News”, pasi sipas tij një marrëveshje e tillë nuk ekziston.
Hoxhaj bëri të ditur edhe mendimin e tij për taksën kundër produkteve serbe. Sipas tij taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet tona me Amerikën, shkruan rtv21.tv. Si rrjedhojë e kësaj mendimi i Hoxhajt është se tarifa duhet suspenduar, gjë të cilën e kanë kërkuar edhe delegacioni amerikan gjatë vizitës në Kosovë. Sipas Hoxhajt delegacioni amerikan nuk sheh ndonjë vit më historik ku mundësia e marrëveshjes është më e madhe.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj