Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po paralajmëron edhe masa tjera reciprociteti ndaj Serbisë pas taksës për produktet nga ky shtet.
Pas takimit që kishte me zëvendëskryeministrin maqedonas, Bujar Osmanin, ai tha se masa të tilla do të vihen nëse Serbia vazhdon ta cënojë integritetin territorial të Kosovës, raporton lajmi.net.
Madje ai tha se nuk do të ketë as heqje të taksës.
“Nëse Serbia vazhdon me cenu integritetin territorial të Kosovës ne taksën nuk e heqim por vazhdojmë me ide tjera kreative që kemi, e me to edhe mund të habiteni cilat janë”, tha Hoxhak.
Kujtojmë se SHBA-të dhe BE-ja tash e sa kohë kanë intensifikuar presionin ndaj Kosovës për heqjen e taksës. /Lajmi.net/
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...