Zëvendës kryeministri i Kosovës njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj po shprehet i bindur se gjatë këtij viti nuk do të ketë zgjedhje të reja parlamentare.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se viti 2019 do të jetë periudhë e përmbylljes së marrëveshjes finale me Serbinë.
“Në vitin 2019 nuk ka as zgjedhje të parakohshme, as rrëzim të qeverisë e as ndryshim të partnerëve në koalicionin qeverisës. Kushdo që ka ide të këtilla dhe sheh ëndrra me sy hapur e ka gabim. Këtë vit ka vetëm përmbyllje të shtetndërtimit dhe marrëveshje paqeje me Serbinë, punë dhe angazhim për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe ecje përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Ky është qëndrimi i vetëm i PDK-së dhe çdo deklaratë tjetër është qëllim-keqe dhe synon ta dëmtojë mbarëvajtjen e punës së qeverisë dhe proceseve të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.
Ky reagim i Hoxhajt erdhi pas disa deklaratave nga LDK-ja dhe Vetëvendosja, të cilat pretendonin se në këtë vit do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme./arbresh.info/
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...