Hoxhaj: Nuk ka asnjë motiv dhe asnjë tendencë që mund ta ndalë Kadri Veselin dhe PDK-në

17:01 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur edhe një konferencë për media lidhur me një video ku persona të dyshuar për fajde  përmendin emrin e kryetarit të PDK-së dhe njëherit kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në këtë konferencë tha se për PDK-në rasti në fjalë është shumë i rëndësishëm duke kërkuar që mos të anashkalohet dhe të marrë epilog të plotë që e vërteta të dal e plotë në shesh.

Ai tha se rasti i kësaj video është mbyllur pa përfunduar hetimet dhe pa u vënë akterët e krimit para përgjegjësisë.

“Rasti për të cilën flet kjo video është mbyllur pa përfunduar hetimet dhe është mbyllur pa u vënë para përgjegjësisë askush nga këta akterë të krimit. Natyrisht kjo nuk ka ndodh për shkak të mungesës së provave se provat janë të bollshme aty, as për shkak të mungesës së resurseve institucionale por duket se është penguar nga ana e akerëve të caktuar”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Hoxhaj tutje tha se sa i përket kësaj ngjarje PDK nuk do të heshtin por që nuk kanë heshtur as në të kaluarën.

“Ne si PDK, me një traditë të gjatë shtetformuse nuk duam të heshtim në këtë raport me këtë ngjarje por nuk kemi hesht as në të kaluarën. Para pesë viteve në vitin 2014 zyra e PDK-së e ka denoncuar zotin Rrahim Hashimin në polici të Kosovës, poashtu në vitin 2014 zoti Xhavit Haliti si nënkryetar i partisë dhe nënkryetar i kuvendit ka bërë një denoncim në polici dhe ka dhënë dëshmi në prokurori të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj u shpreh se nuk mund të ketë as një motiv dhe tendencë që mund ta ndalë Kadri Veselin dhe PDK-në.

“Pa dashur të komentoj motivet tendencave manipulimet që dalin në opinion publik me qëllim që ta njollosin zotin Kadri Veseli më lejoni të them që nuk ka asnjë motiv asnjë tendencë që mund ta ndalë zotin Veseli dhe PDK nga kontributi dhe zhvillimi i tij për zhvillimin politik dhe kombëtarë të vendit”, u shpreh Hoxhaj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme