Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ndodhet në Uashington, ka takuar zëvendësdrejtorin e lartë për Evropë, John Erath, dhe drejtorin për Çështje Evropiane, William Berkley, të Këshillit për Siguri Kombëtare (NSC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij takimi, Hoxhaj ka njoftuar zyrtarët e NSC për zhvillimet në Kosovë, ecurinë e dialogut dhe gatishmërinë e Kosovës për mbarëvajtje të dialogut.
Ai Ka theksuar se marrëveshja finale duhet ta sjellë njohjen e ndërsjellët dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Sipas Hoxhajt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Evropës janë kyce për suksesin e këtij dialogu final, pasi që nuk mund të ketë marrëveshje të zbatueshme dhe afatgjatë pa mbështetjen e këtyre vendeve.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës