Google ADS

Hoxhaj në përkrahje të fushatës së politikanit gjerman Marcus Ferber për deputet në Parlament Evropian

19:51 | 28 Mars 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në një ngjarje elektorale të kandidatit të CSU-së për deputet të Parlamentit Evropian në rajonin e Bajernit ku kanë marrë pjesë shqiptarë e gjermanë nga ky rajon.

Hoxhaj dhe Ferber fillimisht kanë gatuar receta gjermane për të pranishmit në një restorant shqiptar, ndërsa pastaj kanë shërbyer ushqimet duke shënuar kështu përkrahjen e Hoxhajt për këtë kandidat për zgjedhjet për deputetë të Parlamentit Evropian, të cilat mbahen në maj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që shqiptarët në gjermani të jenë sa më aktivë, e në veçanti kjo vlenë për biznesmenë të shumtë që janë integruar shumë mirë dhe zhvillojnë jetë aktive në shoqërinë gjermane.

Ai ka përshëndetur iniciativën e biznesmenit kosovar nga Bajerni, Ilir Seferi dhe Fondacionit Besa, e cila tha se i kontribuon forcimit të raporteve kosovare-gjermane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme