Hoxhaj: Kushtetuta e Kaçanikut, një nga aktet e para të themelimit të Republikës së Kosovës

11:40 | 7 Shtator 2019
A Z

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, në 29 vjetorin e themelimit të Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se ajo është një nga aktet e para të themelimit të Republikës së Kosovës.

Hoxhaj, në Facebook, ka thënë se sot u bënë 29 vjet nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme të krijimit të shtetit tonë të pavarur dhe sovran, miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

“Sot u bënë 29 vjet nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme të krijimit të shtetit tonë të pavarur dhe sovran, miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. Do të ju jemi përherë mirënjohës, grave dhe burrave që më 7 shtator 1990, edhe pse në kushte të rënda të okupimit, me guxim dhe përkushtim ndaj atdheut, miratuan një nga aktet e para të rrugëtimit tonë për themelimin e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme