Enver Hoxhaj ka vendosur ta kundërshtojë kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurtz, duke dhënë intervistë në gazetën më të madhe austriake, për të kundërshtuar ndryshimin e kufijve. Kurtz është në të njëjtën linjë edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili po promovon këtë ide. Hoxhaj ka thënë se ka vija të kuqe që mos të preken kufijtë e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën austriake, Der Standard ka thënë se ndryshimi i kufijve është një vijë e kuqe për Kosovën, duke shprehur qëndrimin e njëjtë me atë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ndonëse ish-shefi i Hoxhajt, presidenti Hashim Thaci vazhdon të lobojë për idenë e tij të ndryshimit të kufijve dhe për këtë ka marrë përkrahje edhe nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, Hoxhaj pohon vetëm versionin e Qeverisë si të pranueshëm.
Në intervistën e realizuar nga gazetarja, Adelheid Woilf, që ditë më parë botoi një tekst se si do të duket marrëveshja Kosovë Serbi, Hoxhaj ka thënë se pala kosovare pret që nga dialogu ta fitojë një ulëse në Kombet e Bashkuara.
“Nëse ne dialogojnmë si duhet, në mars, prill dhe maj, atëherë në mesin e vitit mund të arrihet marrëveshja”, ka thënë zv.kryeministrin.
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...