Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për median austriake Der Standard ka thënë se para se të nënshkruhet marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë garancë ndërkombëtare se Kosova do të bëhet shtet anëtar me të drejta të plota i OKB-së.
Hoxhaj deklaroi se Kosova nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen deri sa ta shohë se ka garanci për mbështetje për anëtarësimin tonë në OKB nga Këshilli i Sigurimit.
“Por ne nuk do të nënshkruajmë marrëveshjen derisa të shohim se ka dhe do të jetë mbështetje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Duhet të ketë një garanci për këtë”, ka thënë Hoxhaj.
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi