Hoxhaj kërkon përkrahje nga ambasadori francez për marrëveshjen finale me Serbinë

21:41 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës, Didier Chabert.
Numri dy i Qeverisë ka kërkuar përkrahje që marrëveshja me Serbinë të përmbyllet me njohje dhe anëtarësim në OKB.

“Bisedë e këndshme me ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert për një sërë temash politike në vend dhe Ballkan. Theksova nevojën e një përkrahje sa më të madhe për ta përmbyllur dialogun me njohje dhe anëtarësim në OKB. E falendërova për mbështetjen e madhe të Francës”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.

Ditëve të fundit, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me ambasadorë tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme