Zbatimi i planit kombëtar për MSA për vitin 2018 i ka tejkaluar pritjet dhe i tejkaluar planet.
Kështu tha sot në një konferencë për media ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha.
Ajo e quajti si një lajm shumë të mirë duke cekur se kanë tejkaluar pritshmëritë që kanë qenë nga 60 për qind kanë realizuar 68.23 për qind, transmeton portali arbresh.info.
“Zbatimi i MSA-së për vitin 2018 ka arritur 68.23 për qind të realizimit. Ky është me të vërtetë një lajm i mirë dhe dua të falënderoj të gjithë. Ne kemi arritur të tejkalojmë planin që ka qenë 60 për qind ne kemi zbatuar 68.23 për qind”.
“Qeveria e Kosovës gjegjësisht ministria e integrimeve evropiane është e përkushtuar që këto plane të tejkalohen gjatë vitit 2019”.
“Nga planin IPA Kosova nuk ka humbur asgjë deri më sot. Ka pasur rritje të fondit IPA. 90.5 milionë euro Kosova përfiton. 200 milionë euro do të përfitojë nga viti 2019- 2020”.
Ministrja Hoxha falënderoi bashkimin evropian për bashkëpunimin./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...