Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën tani është tërësisht në duart e Bashkimit Evropian dhe se pret që vendimi për heqjen e vizave të merret në fillim të dhjetorit në Këshillin e Ministrave.
Hoxha ka konfirmuar se disa shtete si Franca, Holanda, Gjermania dhe Spanja kanë hezitime, por ka thënë se duhet të vazhdohet lobimi për të marrë përkrahjen e tyre, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se pret që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret në fillim të dhjetori, kur edhe mbahet takimi i fundit i Këshillit të Ministrave për këtë vit.
Madje ajo ka thënë se për këtë çështje ka biseduar edhe me ministrat e Austrisë, të cilët janë zotuar se do të punojnë që vendimi të merret gjatës presidencës së Austrisë në Këshillin e Ministrave (deri në fund të vitit).
Por, ministrja Hoxha e ka rikonfirmuar se disa shtete, si Franca, Holanda, Gjermania dhe Spanja, kanë hezitim lidhur me heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...