Imami i një xhamie në Rahovec, ka kërkuar aplikimin e ligjit të Sheriatit në Kosovë.
Bedri Bytyqi thotë se një ligj i tillë do të kishte ndikuar në ruajtjen e moralit në shoqërinë tonë. Por, sipas Bytyqit, çka thotë sheriati për dënimin e burrit të martuar që kryen marrëdhënie seksuale jashtëmartesore.
“Për ata që janë të martuar, nëse bëjnë marrëdhënie jashtëmartesore dhe për këtë janë katër dëshmitarë, ata futen në dhe duke u goditur deri në vdekje”, tha ai në T7.
Por për ata pa kurorë martesore?
“Ndërsa për ata jo të martuar vlen rrahja me 100 kamxhik”, shpjegoi Bytyqi.
Bytyqi është i bindur se nëse profesori Shkelzen Xhekaj dhe polici Vesel Veseli që dyshohet se abuzuan seksualisht me një 16 vjeçare shpallen fajtor, do të duhej të dënoheshin në këtë mënyrë.
“Absolutisht, nëse janë të fajshëm e meritojnë. Sikur sheriati të aplikohej në vendin tonë shumë gjëra do të ishin eliminuar; s’do kishe pasur hajni, prishje të moralit…”, thotë ai.
“Nëse janë fajtor, absolutisht. Nëse një rast dënohet të tjerët mësojnë”, shtoi Bytyqi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...