Google ADS

Hoxha ka një kërkesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës

18:07 | 12 Shtator 2018
V. S.

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i votojnë dy projektligjet të cilat ajo i ka konsideruar si të rëndësishme për procesin integrues.

“Projektligji Marrëveshje financiare, rregullon zbatimin e programit IPA 2017, pjesa e parë përfshin 11 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e njeriut, efiçiencën e energjisë, ekonominë digjitale, sigurinë ushqimore si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale. Në tërësi, programi konsiston në financimin e 48 milionë euro nga ana e Bashkimit Europian për Kosovën, ndërsa shuma totale është 49.45 milionë euro, ku përfshihet edhe bashkëfinancimi nga ana jonë në shumën prej 1.45 milion euro.

Programi “Europa për qytetarët”, përmban fonde me vlerë 187 milionë euro që promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus ka autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile.

Programi zbatohet nëpërmjet thirrjeve për propozime, ku ftohen organizatat nga vendet e BE-së dhe vendet tjera që kanë qasje në program për të aplikuar.”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Sipas saj miratimi i këtyre projektligjeve mundëson afrimin e qytetarëve në programet si në vijim: : Binjakëzimi i qyteteve (towntwinning) dhe Rrjeti i qyteteve (networkoftowns), të cilat iu dedikohen projekteve të përgatitura nga autoritetet lokale./21Media/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme