Google ADS

Hoxha: Çdo politikan, si nga Prishtina dhe Beogradi që di për Ivanoviqin t’i raportojë Prokurorisë

23:05 | 15 Mars 2019
Arbresh.info

“Lërini këto deklarata politike. Çdo politikan, si nga Prishtina dhe Beogradi, i cili di diçka rreth këtij rasti, t’i raportojë Prokurorisë. Ne jemi të hapur për ta në këtë drejtim. Është në interes të shtetit për të zbuluar vrasësit e Oliver Ivanoviqit”, thotë Sylë Hoxha për Insajderin serb.

Prokuroi pretendon se Milan Radoiçiq ka statusin e një të dyshuari në vrasjen e Ivanoviç, por se ai nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë kundër tij, transmeton portali arbresh.info.

“Hetimi është ende në vazhdim. Ne kemi disa dëshmi kundër Radoiçiq, por jo të mjaftueshme për të nxjerrë një aktakuzë”, tha prokurori Hoxha.

Muaj më parë Arbresh.info pati siguruar një raport të shërbimeve të inteligjencës ndërkombëtare që tregon për grupin që vrau Oliver Ivanoviqin.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: Grupi që vrau Ivanoviqin

Një grup prej pesë personave janë përfshirë në një raport të një shërbimi të inteligjencës ndërkombëtare, që bëjnë fajtorë  njerëzit që vranë Oliver Ivanoviçin.

Në raportin e siguruar nga arbresh.info thuhet se “ekipi që vrau, Oliver Ivanoviqin, përbëhet nga pesë persona të lidhur me klanin Vozdovacki dhe rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe”.

Sipas këtij raporti Milan Radoiçiq ishte në rrjedhë, “ai dha urdhra për të fshirë disa gjurmë dhe fakte”./Arbresh.info/

LEXO EDHE: Zgjerohen hetimet për rastin e Ivanoviqit, prokuroria merr për bazë raportin e shërbimit intelegjent

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme