Google ADS

Hoti: Të bëjmë çdo gjë për integrimin e të kthyerve nga Siria

17:57 | 20 Prill 2019
A. B.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se institucionet tona, dhe e gjithë shoqëria, duhet të bëjnë çdo gjë të nevojshme për integrimin e personave të kthyer nga lufta në Siri, shumica e të cilëve gra e fëmijë.

Hoti ka shkruar në Facebook se si institucione nuk kemi përvojë në këtë drejtim dhe kjo do të jetë sfidë e vështirë.

“Na duhet përkushtim dhe angazhim i institucioneve, komunitetit dhe familjarëve, në mënyrë që integrimi i këtyre personave të jetë më i lehtë. Vendimin për të pranuar kthimin e tyre në Kosovë duhet parë si nevojë dhe obligim për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në tejkalimin e situatave të krijuara nga terrorizmi dhe radikalizmat. Për të kthyerit, fëmijët dhe gratë në veçanti, e kemi obligim si shoqëri që të ofrojmë një ardhmëri më të mirë, paqe e prosperitet dhe vlera të dëshmuar evro-perëndimore që i aspirojmë të gjithë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme