Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, sot ka pritur Gjeneralin Sami Lushtaku dhe Deputeten e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu.
Hoti i shpalosi Lushtakut e Musliut Programin Nacional për Rininë duke thënë se me këtë program nxënësi dhe studenti është bërë kryeagjendë.
Ndërkaq Lushtaku e Musliu e përgëzuan Hotin për punën e tij duke thënë se një program i tillë ka qenë më se i nevojshëm.
“Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se investimi për arsim dhe rini. Ky program do ta ketë mbështetjen time dhe mos më kurseni sepse do të ju përkrah me aq sa kam mundësi”, tha Lushtaku.
Duke e falënderuar Lushtakun për kontributin e tij dhe të familjes së tij për atdheun dhe lirinë, ndër të tjerash Hoti tha: “Duke marrë parasysh nga ajo çfarë po vjen prej Serbisë, Kosova mund ta ketë nevojë edhe përvojën tuaj jo të largët të luftës sepse në kohën e fundit ata që bënë gjenocid dhe s’duan ta pranojnë, për më tepër duan ta akuzojnë viktimën për gjenocid kanë dhënë shenja të qarta që mund të na detyrojnë të ballafaqohemi në mijëvjeçarin e tretë sërish”. /arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut