Ai ka shkruar në Facebook se referendumi i mbajtur më 26-30 shtator 1991, që ka legjitimuar Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, mbetet ndër ngjarjet më të rëndësishme në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Me gjithë dhunën, diskriminimin dhe kërcënimet, ato ditë mbizotërojë guximi qytetar dhe lidershipi vizionar i Rugovës. Ky veprim plebishtar konfirmoi vullnetin e shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Me këtë akt u legjitimua përfundimisht rreshtimi ynë properëndimor. Sot, pas gjithë këtyre sakrificave, po tentohet të rishikohet ky vullnet i qytetarëve për Kosovën e pavarur në tërësinë e saj territoriale. Veprimet jo kushtetuese të bartësve të institucioneve kanë luhatur raportet tona me vendet mike, që me të drejtë po kundërshtojnë këto lloj aventura. Po tentohet të anashkalohen institucionet demokratike për të realizuar projekte të dëmshme kundër shtetit të Kosovës, duke shkelur kështu vullnetin e shumicës qytetare të shprehur në referendum para 27 viteve”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, sikur atëherë, ashtu edhe tani, LDK-ja do të mbrojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...