Asnjë lloj kushtëzimi nuk do të pranohet nga asnjë parti apo person për të rrezuar Qeverinë, thotë partia më e madhe opozitare në vend.
Është në interes të vendit që të kemi një qeveri të re e cila do të ruajë miqtë e vetë ndërkombëtar, por kjo do të ndodh në momentin kur do të sigurohen 61 vota për mocion të votëbesimit, thotë në një përgjigjej për arbresh.info, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
“Vlerësojmë se është në interesin e qytetarëve që të kemi një qeveri të re, të përgjegjshme, që ruan buxhetin e shtetit, që ruan partneritetin me miqtë tanë. Prandaj, kurdo që sigurohen 61 vota në Kuvend që e mbështesin mocionin e votëbesimit, ne do të procedojmë si partia më e madhe në Kuvend. Por, nuk do të pranojmë asnjë lloj kushtëzimi nga askush”.
Lidhur më deklaratën e Dardan Mulliqaj ditë më parë se PSD-ja, do të votonte rrëzimin Qeverisë në momentin kur dy partitë e tjera opozitare do të binin në Kuvend një mocion të tillë, Hoti është përgjigjur se kjo Qeveri nuk do të kishte jetëgjatësi më të madhe se marsin ose prillin e këtij viti në rast se PSD-ja nuk do t’i siguronte votat për kalimin e ligjeve të ndryshme.
“Nga shtatori i vitit të kaluar, Qeveria e PAN-it nuk ka pasur teknikisht vota në Kuvend për të qeverisur. Sikur PSD-ja të qëndronte me opozitën, nuk do të ishte e mundur të sigurohej shumica në Kuvend për miratim të ligjeve dhe, në veçanti, të buxhetit për 2019. Rrjedhimisht, do të kishim pasur zgjedhje detyrimisht në vjeshtë të vitit të kaluar, eventualisht sivjet në mars ose prill”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, ditë më parë ishte deputeti i PSD-së, Dardan Mulliqaj, ai i cili ju ka bërë thirrje LDK-së dhe VV-së që ata ta marrin iniciativën për nisjen e mocion mosbesimit, duke iu garantuar që vota e PSD-së do të jetë pro rrëzimit të Qeverisë.
Kujtojmë se një mocion votëbesimi ishte nisur muaj më parë nga LDK-ja dhe VV-ja, por që një iniciativë e tillë ka mbetur në sirtar shkaku i mungesës së votave të mjaftueshme./V.Selimi/Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...