Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria aktuale nuk ka guxim të trajtojë asociacionin e komunave serbe dhe, si rezultat i kësaj, drafti i statutit të asociacionit është dërguar në Bruksel duke e anashkaluar Qeverinë e Kosovës.
Postimi në Facebook:
Asociacioni është krijuar me Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend. Ndërkaq, marrëveshja e vitit 2015 është teknike, që e implementon detyrimin ndërkombëtar të Kosovës nga Marrëveshja e vitit 2013. Këtë e ka thënë Gjykata Kushtetuese në paragrafin II të Aktgjykimit KO-130/15 të datës 23 dhjetor 2015.
Kështu që, detyrimin për themelim të Asociacionit e ka marrë vetë Thaçi me Marrëveshjen e ratifikuar në Kuvend në vitin 2013 dhe këtë e konstaton Gjykata Kushtetuese.
Me marrëveshjen e vitit 2015, Qeveria Mustafa e ka nxjerrë nga bataku PDK-në dhe Thaçi, ku ishin futur në vitin 2013.
Qeveria Mustafa është kujdesur që çdo pikë të marrëveshjes të vitit 2015 të ketë referim tek Kushtetuta e Kosovës, që siguron se ky asociacion mund të formohet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...