Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas përleshjeve të fundit në LDK ka kujtuar kuvendin e vitit 2006 dukë thënë se partia e tij e kanë tejkaluar atë fazë.
“Kuvendi i vitit 2006 ende ka mbetur në kujtesën e LDK-së mirëpo që është tejkaluar, mirëpo tash sipas tij ka disa aktivistë që sjelljet e tyre nuk janë në përputhje me kulturën politike që ka Lidhja Demokratike e Kosovës” ka deklaruar Hoti për RTV21.
Hoti ka thënë se arsyeja kryesore e përleshjeve në LDK janë disa aktivistë që sipas tij nuk po sillen ashtu si duhet të sillen në LDK.
“Nuk po ndodh asgjë, është një process zgjedhor por në disa prej rasteve, disa aktivistë po shprehin një sjellje që është jo tipike për LDK-në”, ka thënë Hoti.
Ditëve të fundit nëpër kuvendet zgjedhore të degëve të LDK-së ka pasur disa incidente, ku ka ardhur edhe deri tek rrahja.
Në përleshjen që ndodhi në degën e LDK-së në Mitrovicë, ishte i pranishëm edhe vetë Hoti. Mirëpo ky i fundit deklaroi se është larguar nga aty para se të fillonin grindjet.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...