Google ADS

Hoti: LDK-ja me mbështetje të VV-së e të PSD-së për seancë të jashtëzakonshme para 7 shtatorit

15:43 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se para datës 7 shtator, do të ketë seancë të jashtëzakonshme e Kuvendit, transmeton Arbresh.info

Në seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë me të cilën konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës.

“Sot kemi marrë mbështetjen nga Vetëvendosje dhe nga PSD për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Pazare me shtetin e Kosovës nuk mund të bëjë askush. Në ditët në vijim do të kërkojmë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare, si dhe të shoqërisë civile”, ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme