Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka rikujtuar vitin 2006 dhe 2007, kur sipas tij “LDK-ja e ftonte PDK-në për ta bërë shtetin e Kosovës”.
Hoti në një postim në Facebook, ka akuzuar PDK-në se tash po i ftojnë ta rishikojnë shtetin e Kosovës.
“Të mos harrojmë se në vitin 2006-2007, LDK-ja, atëherë në qeveri, e ka ftuar PDK-në, që ishte në opozitë, në dialogun e Vjenës për të bërë shtetin e Kosovës bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Ndërkaq, tani PDK-ja nga qeveria po e fton LDK-në, që është në opozitë, për të rishikuar shtetin e Kosovës, pasi Serbia nuk po na njeh”, ka shkruar Hoti.
Por sipas tij, Kosova ka mbështetje ndërkombëtare, dhe territori i saj nuk do të negociohet në tavolinë.
“Kjo nuk do të ndodhë. Shtetësia e Kosovës, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit të Kosovës nuk do të rishikohet për arsye se Serbia nuk na njeh. Një toke e mbrojtur me luftë nga populli i Kosovës, mbështetur nga miqtë ndërkombëtarë, nuk mund të negociohet në tavolinë”, përfundon postimi i Hotit.
Ky reagim i tij, ka ardhur pas ftesave nga partitë në pushtet që të bëhen pjesë e dialogut.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...