Google ADS

Hoti: Kosova në pikën më kritike të krizës

11:52 | 29 Janar 2019
V. S.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë për KALLXO.com se mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeveritar kanë qenë diçka e pritshme.

“Fatkeqësisht, për shkak të kësaj logjike të mbrapshtë të qeverisjes është paralizuar shteti. Arsimi dhe shëndetësia në grevë, shërbyesit civil kanë paralajmëruar gjithashtu greve” tha ai.

Tutje Hoti tha që duhet sa më shpejt të shkohet në zgjedhje pasi që vendi është në pikën më kritike të tij.

“Sa më parë që vendi shkon në zgjedhje te reja është më mirë për qytetarët”, tha Hoti.

“Ne kemi kërkuar nga vera e vitit të kaluar të shkojmë ne zgjedhje që të mos thellohet kriza. Tash jemi ardhur në pikën kritike të krizës”, shtoi ai.

Ditëve të fundit, liderët e partive të koalicionit qeveritar AAK dhe PDK janë duke dhënë qëndrime të ndara rreth fatit të taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, pas presionit ndërkombëtar për heqjen e saj./kallxo.com/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme