Hoti kërkon që projektligjet për ushtrinë të jenë pikë e parë e rendit të ditës

10:59 | 18 Tetor 2018
V. S.

Seanca e Kuvendit të Kosovëa ku pritet të votohen 3 projektligjet për transformimin e FSK-së ka filluar përderisa në sallë janë edhe subjekti opozitar i LDK-së dhe vetëm një deputet i  LVV-së, Glauk Konjufca raporton “zeri.info”.

Me të filluar seanca, Avdullah Hoti,shef i grupit paralamëntar të LDK-së këkroi që ligjet për tranaformimin e FSKsë të shqyrtohen në fillim të seancës.

“Ne kërkojmë që tri ligjet për transformimin e ushtrisë të renditen të parat e pastaj marrëveshjet ndërkombëtare në mënyrë që ne deptetet të marrim pjesë”, tha ai.

Ndërsa deputetja nga PDK, Gaimete Musliu kritikoi partitë opozitare për mos pjesëmarrjen në votimin e ligjit për komplekset memorialë.

“Politika në vendin tonë ka hyrë në rreth vicioz.Ne asnjëherë nuk kishim besuar se një parti institucinaliste do të mund të rrinte jashtë sallës për një ligj që ësjtë bazamenti i institucioneve.

Ne nuk kemi besuar që një parti qe e ka plotë gojën bashkim kombëtar të mos vij të votojë ligjin për komplëksin Memoral Adem Jashari. Duke parë sjelljet e disa partive politike len për të kuptuar që dikush dëshiron që kullat e jasharajve të rrënohen e historia të harrohet.”, tha ajo.

Ndërkohë kujtojmë se LDK dhe LVV kanë theksuar qysh javën e kaluar se do të marrin pjesë vetëm në pikën e rendit të ditës ku do të diskutohet për ushtrinë, por jo edhe në pikat tjera/Zeri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme