Google ADS

Hoti: E turpshme që nuk u fol për gjithë këto greva

10:26 | 18 Janar 2019
arbresh.info

Avdullah Hoti shef i grupit të LDK-së, vlerëson se është e turpshme që në Kryesinë e Kuvendit nuk u  diskutua për krizën e Kosovës nga grevat e dikasterve kryesore në vend.

“Kam frikë se do të filloj avazi i viti të kaluara ku të gjitha seancat kanë mbetur të hapura janë 64 pika të mbetura dhe kam frikë se do të zhagiten më deshirë. Në këtë mbledhje Kryetari i Kuvendit as nuk e shqyrtoi çështjen e krizës totale që e ka përfshi vendin nga grevat e dikasterve të rëndësishme,” deklaroi Hoti pas mbledhjes.

Thotë se do të kërkojnë llogari në seancën e radhës.

“Këta njërz nuk ju bëhet vonë që po mbesin në shtëpi mbi 360 mijë nxënës në Kosovë. Pastaj Trepça dhe shendetsia. Në seancën e radhes ne do të kërkojm llgari atë ditë. Ne do të vendosim si grup parlamentarë,” është shprehur Hoti.

LDK-ja, Hoti thotë se po presin deri sa të vijë në Kuvend marrëveshja me Serbinë, për t’i diskutuar mangësitë dhe problemet./arbresh.info/

Sejdiu: Nuk do të ketë marrveshje me Serbinë, pa njohje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme