Google ADS

Hoti: Duhet t’i jemi falënderues Gjermanisë dhe Francës

11:18 | 30 Prill 2019
arbresh.info

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se duhet t’i jemi falënderues Gjermanisë dhe Francës, por dalja e vetme nga kjo situatë është që të sigurohemi qe kjo marrëveshje nuk e cenon integritetin e Kosovës.

“Unë besoj që ky samit ka ndihmuar dhe ishte i rëndësishëm, sepse muajt e fundit u pa që një gjuhë devijoi drejt promovimeve të konflikteve të këtyre dy vendeve. Duhet ta vlerësojmë rolin e Gjermanisë dhe Francës,  i gjithë Bashkimi Evropian është në proces të zgjedhjeve të brendshme dhe është e kuptueshme që dialogu Kosovë-Serbi do të fillojë një kapitull të ri,” deklaroi Hoti,  shkruan arbresh.info.  

Sipas tij, Kosova duhet të jetë e gatshme të ballafaqohet me fazën finale të dialogut.

“Ne jemi të interesuar të kemi marrëveshje me Serbinë. Dhe dalja nga kjo situatë është që të pajtohemi të gjithë dhe të sigurohemi që kjo  marrëveshje nuk e cenon integritetin e Kosovës. Duhet të jemi falënderues Gjermanisë dhe Francës. Por, se si ishte qëndrimi ynë në samit, besoi që nuk ishte adekuat. Nuk duhet të presim mrekulli nga ky samit dhe unë besoj që për aq kohë sa Presidentit i është dhënë rol kyç duhet ta harrojmë dialogun me Serbinë”, deklaroi Hoti.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) po mbanë tryezën me temën “Dialogu Kosovë Serbi nën dritën e Takimit në Berlin”, Aty po diskutohet kahja dhe pritshmëritë nga dialogu Kosovë-Serbi pas takimeve në kuadër të Samitit të Berlinit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme