Ish diplomat amerikan James Hooper ka thënë së liderët e Kosovës e kanë krijuar një armik nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi i kanë sjellë marrëdhëniet në nivelin më të ulët.
“Me qëndrimin mbi taksën, liderët e Kosovës pothuajse e kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. I kanë sjellë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, James Hooper, ish diplomat amerikan.
Ai ka këtë e ka quajtur të jashtëzakonshme pasi që Kosova ishte në pozitën e fuqizimit ndërkohë që sipas tij procesi i bisedimeve po vazhdonte me Beogradin dhe tani e kanë hedhur tutje atë pozicion të fuqishëm, kanë krijuar një kundërshtim me Shtetet e Bashkuara, i cili nuk ka pasur fare nevojë të ekzistojë.
“Tani kanë krijuar një spektakël publik, në të cilin Pentagoni, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë, janë bashkuar në një mënyrë të cilën unë asnjëherë nuk e kam parë në historinë e diplomacisë amerikane, për t’ua tërhequr vërejtjen kosovarëve se duhet ta pezullojnë taksën.”
“Thënë sinqerisht, për mua kjo është shenjë e një forme të ngushtë dhe provinciale e të menduarit, dhe kjo është shumë e rrezikshme për Kosovën, shumë e rrezikshme”, ka theksuar Hooper.
Kosova sipas tij nuk mund t’ia lejojë vetes të futet në kënaqësinë e të menduarit në formë nacionaliste.​
“Nëse kosovarët mendojnë se kështu duhet ecur përpara dhe nëse kjo është zgjedhja e tyre, atëherë ashtu qoftë, por qeveria amerikane është duke u thënë që nëse ecni në këtë rrugë, do ta humbni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Dhe ky bashkëpunim, është një vlerë strategjike, të cilën Kosova nuk guxon ta humbë”, ka pohuar ai.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...