Google ADS

Homologimi i veturave, Lekaj- Bajramit: Mos na shit mend, ligjin e keni votuar në Kuvend

14:01 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Të martën ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka raportuar në Komision për Zhvillimin Ekonomik e Infrastrukturë lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave.

Gjatë raportimit anëtarja e komisionit, Hykmete Bajrami ka pyetur ministrin Lekaj për udhëzimin administrativ të nxjerr, shkruan arbresh.info.

“Ajo çka e keni betonuar përmes udhëzimit administrativ është vazhdimin e monopolit në përjetësi, natyrisht që për ta pas licencën për homologim duhet të plotësohen disa kushte e përcaktuara”, ka thënë ai.

Ndërsa Lekaj teksa ka ripërsëritur se ligji është miratuar në Kuvend e udhëzimi është nxjerr në bazë të saj.

Ai po ashtu gjatë diskutimit me Bajramin i është drejtuar me fjalët “mos na shit mend:

“Ligji që e keni miratuar ju nuk e kufizon as për 1 vit apo 2 por ai është i pakufizuar. Udhëzimi administrativ është derivat i ligjit. Mos na shitni mend para qytetarëve, sepse kjo është punë e ndjeshme”, ka thënë Lekaj.

Ndryshe Bajrami ka ngritur edhe shqetësimin e qytetarëve se pse veturat e reja që importohen në Kosovë nga BE duhet t’i nënshtrohen procedurave të homologimit edhe pse kanë certifikatën nga vendet e BE-së.

Ndërsa eksperti, Nebih Shatri ka sqaruar.

“Ne nuk kryejmë homologim, ne e njohin homologimin evropian, në BE lëshohet certifikata dhe ne e vërtetojmë nëse është ai automjet”, ka thënë ai/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme