Me rastin e 20 vjetorit të Betejave të Përdrinisë, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, nënkryetarët e Komunës, drejtorët, asamblistët dhe zyrtarët komunalë sot bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve në Landovicë dhe morën pjesë në tubimin përkujtimor pranë lapidarit në këtë fshat.
Më pas, kryetari Haskuka mori pjesë edhe në manifestimin për Ditën e Shkollës në Randobravë dhe tubimin përkujtimor të organizuar për nder të 20 vjetorit të masakrës në Krushë të Vogël.
Me këtë rast, kryetari Haskuka tha se: “Është shumë e padrejtë që 20 vite pas masakrave ende nuk kemi asnjë të dënuar për këto masakra. Është shumë e padrejtë që 20 vite pas luftës, më shumë se gjysma e të vrarëve dhe të masakruarve në Krushën e Vogël janë të pagjetur. Është shumë e padrejtë që Serbia edhe 20 vite pas luftës nuk ka kërkuar falje për krimet që i ka bërë në Kosovë, kërkon që ta sundojë Kosovën dhe nuk e pranon atë. Është shumë e padrejtë që 20 vite pas luftës Kosova mbetet e izoluar, ndërsa Serbia shkon në hapat e integrimit në BE pa kërkuar falje, pa u përballur me fashizmin, gjenocidin dhe spastrimin etnik që ka bërë në Kosovë”.
Duke theksuar rëndësinë e shpjegimit dhe të dokumentimit të masakrave e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, kryetari Haskuka bëri të ditur se Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa për krijimin e dy muzeve për të treguar të vërtetën historike, një për luftën e UÇK-së në rajonin e Prizrenit dhe një për krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë.
Gjatë ditës, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, për nder të 20 vjetorit të Betejave të Përdrinisë, rënies së 34 dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” u organizua edhe një akademi përkujtimore./arbresh.info
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...