Jovan Deretiq, i cili në mediumin e Beogradit “srbija danas” përshkruhet si “historian kontravers”, në një bisedë për këtë portal, ka thënë shumë fjalë fyese kundër shqiptarëve dhe ka shtrembëruar faktet historike për origjinën dhe atdheun e tyre.
Sipas tij, “sikur të mos falsifikohej historia, Serbia do të ishte tri herë më e madhe. Minimumi. Dhe shqiptarët nuk do të kishin ç’të kërkonin në Kosovë. Ata në Kosovë mund të kenë vetëm atë që ne ua japim, sepse ata në Kosovë absolutisht nuk kanë asgjë të veten”.
Ai, duke folur për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Kosovës e Serbisë ka thënë se e vetmja zgjidhje është autonomia në kuadër të Serbisë ose lufta, transmeton Koha.net.
“Ushtria e Serbisë për dy ditë do t’i shkelte shqiptarët e Kosovës”, ka thënë ai.
“Është vetëm një zgjidhje për Kosovën. Do ta njohim Kosovën ashtu si është, krahinë autonome si pjesë përbërëse e Serbisë. Nëse shqiptarët nuk e pranojnë këtë, atëherë mbetet zgjidhja tjetër: Ajo është lufta. Nuk mund të zgjidhet ndryshe. Arma e fundit shqiptare që përdoret kundër Serbisë është Amerika, fuqia botërore, në të cilën ata mbështeten për ta rrëmbyer Kosovën si pjesë të Serbisë. Po dëgjoj të flitet mjaft për zgjidhje kompromisi ndërmjet shqiptarëve e serbëve për nyjën kosovare. Nuk janë të gashëm ata për asnjë pazar. Ata e planifikojnë Shqipërinë e madhe që do të shtrihej deri në Nish”, ka thënë ndër të tjera ai.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...