Sejdullah Hoxha, i cili në atë kohë kishte qenë udhëheqës i maternitetit “Nënë Tereza”, ka përmendur punën e palodhshme të stafit mjekësor, i cili që nga hapja e maternitetit e deri në vitin 1999 kur edhe ajo është mbyllur kishte realizuar mbi 14 mijë lindje, shkruan gazeta “Zëri”.
Në vitet e ’90-ta, pas dëbimit të punëtorëve shqiptarë nga institucionet publike në vend e sidomos nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nënat në regjionin e Prishtinës kishin ngelur pa trajtim adekuat shëndetësor. Për këtë arsye një grup i mjekëve në kuadër të shoqatës humanitare “Nënë Tereza” kishin marrë vendimin që në vitin 1996 të hapnin një maternitet në Prishtinë.
Ky maternitet u hap në shtëpinë e Shaban Sfircës dhe funksionoi deri në qershor të vitit 1999. Sfirca ka treguar për “Zërin” se si kishte marrë iniciativën për të lëshuar shtëpinë e tij për maternitet, derisa është shprehur i lumtur që shtëpia e tij tashmë është shndërruar në muze. “Iniciativa ka qenë e Anton Çettës në vitin 1994. Ai ka thënë që të bëhen dy dhoma për lindje në oborr. Unë ia kam plotësuar dëshirën atij. Në vitin 1996 është hapur materniteti dhe deri në tri ditë pas bombardimeve ka pasur lindje në këtë objekt. Më 26 qershor të vitit 1999 janë larguar mjekët nga materniteti. Kënaqësia ime shpirtërore ka qenë kur kam parë fytyra të gëzuara edhe në okupim”, ka thënë ai. Për punën që bëhej në maternitet në atë kohë kishte edhe rreziqe.
Sfirca ka treguar se policia serbe kohë pas kohe bënte kontrolle. “Unë i kam thënë policisë që e kam lëshuar me qira shtëpinë, sepse është dashur ashtu të sillem me ta. Më kanë mbajtur një orë ose dy orë dhe më kanë lëshuar, nuk më kanë rrahur”, ka rrëfyer ai.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...