Hesht Ramush Haradinaj, asnjë fjalë pas përfundimit të Samitit

00:20 | 30 Prill 2019
Trina Galanxhi

Për dallim nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili doli para mediave pas përfundimit të darkës në Samitin e Berlinit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është deklaruar për mediat e mbledhura në Berlin.

Ai është mjaftuar me një postim që kishte në Facebook, në pjesën e parë të samitit, ku kishte theksuar se është fuqishëm kundër shkëmbimit të territoreve.

Ndërkohë, është raportuar se Kryeministri Haradinaj është përballur me presion të madh për heqjen e taksës gjatë Samitit të Berlinit, si mënyrë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaci ka folur për media pas përfundimit të darkës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas përfundimit të darkës së Samitit të Berlinit, ka paralajmëruar për një takim të radhës.

Më 1 korrik, me ftesë të presidentit Macron do të zhvillohet edhe një takim tjetër në Francë.Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë pjesë e dialogut Kosovë- Serbi./blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme